Vuçiq flet për Kosovën dhe dialogun me Hill: Një bisedë përmbajtësore dhe e hapur


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sot se është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Beograd, Christopher Hill, me të cilin, siç ka thënë, ka pasur një bisedë përmbajtësore dhe të hapur.

“Një bisedë përmbajtësore dhe e hapur me ambasadorin Christopher Hill për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, situatën në rajon, ngjarjet aktuale gjeopolitike dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë në Instagram.

Ai ka shtuar se në takim ka ripërsëritur qëndrimin konsistent të Serbisë “e cila vazhdon të bëjë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e popullatës serbe në Kosovë dhe ruajtjen e interesave të saj kombëtare”, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.