Vrasja në Ferizaj/ Të hënën protesta në Prishtinë


Prokuroria Themelore ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj Valon Aliut, i cili dyshohet për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj dhe plagosjen e vëllait të saj. 21-vjeçarja me inicialet E.C, ishte vrarë në objektin e Qendrës për Punë Sociale.

Ndërkohë, Organizata Civile për Mbrojtjen e Grave në Kosovë, kanë njoftuar se të hënën nga ora 17:30 do të organizojnë protestë në Prishtinë si përgjigje për vrasjen e gruas në Ferizaj. Kjo organizatë do të kërkojë që siguria e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.