Thaçi: Taravari u ul bashkë me Apasievin e Levicës për rrëzimin e kësaj qeverie, ai aleat ka Opozitën maqedonase…


Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i ftuar në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në televizionin Klan Macedonia tha se opozita shqiptare me Arben Taravarin ka zgjedhur rrugën e tij drejt qeverisjes duke u përkrahur tek opozita maqedonase, Rusia dhe Albin Kurti.

“Arben Taravari aleat deri tek fitorja e ka Apasievin, Mickoskin, Rusinë, Putinin dhe Albinin. Nëse këto i eleminojmë si fakte, atëherë do të merremi me romane. Arben Taravari është orgazatori i rrëzimit të Qeverisë, u ul me Apasievin t’i bëj 61. Apasievi thotë atë ditë që e marr qeverisjen do ta prish njohjen e Kosovës, s’di si ta sqaroj ndryshe, më vjen keq…”, tha Thaçi.