Tetovari mashtrohet nga një shkupjan .I morri 800 euro për transport dhe nuk ia solli automjetin nga një vend i huaj


Me datë 19.04.2024 në ora 11:00 në SPB- Tetovë, një 48 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se nga një person nga Shkupi është mashtruar për shumën prej 800 euro.  Sipas kallëzimit, më 22 shkurt 2024, ata ranë dakord që personi të transportonte një automjet nga një vend i huaj, pas së cilës i kishte paguar paratë me një transfertë të shpejtë.  Sipas raportit, personi në fjalë nuk i kishte sjellë mjetin deri më datë 10.03.2024 sipas marrëveshjes, dhe deri në kallëzim kanë komunikuar me telefon, gjatë së cilës personi e kishte kërcënuar.  Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS