Studimi, fusha magnetike e Tokës pothuajse e njëjtë me 3.7 miliardë vjet më parë


Studiuesit kanë zbuluar se fusha magnetike e tokës është pothuajse e njëjtë me 3.7 miliardë vjet më parë. Sipas lajmit në “Discover Magazine”, studiuesit nga Universiteti i Oksfordit dhe Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT) duke përdorur shkëmbinj 3.7 miliardë vjet të vjetër zbuluan se fusha magnetike e tokës sot është pothuajse e njëjtë me 3.7 miliardë vjet më parë.

Nëpërmjet studimit të përpiktë duke përdorur shkëmbinj të gërmuar nga Brezi Isua Greenstone i ishullit të Grenlandës, studiuesit zbuluan se madhësia e fushës magnetike 3.7 miliardë vjet më parë ishte 15 mikrotesla. Kjo madhësi është e barabartë me gjysmën e madhësisë së fushës magnetike moderne.

Ky sukses i studiuesve u arrit duke studiuar grimcat e hekurit në shkëmbinjtë e lashtë, të cilat veprojnë si magnet natyrorë duke regjistruar madhësinë dhe drejtimin e fushës magnetike.

Fusha magnetike mbron tokën nga rrezatimi kozmik dhe erërat diellore. Brezi Isua Greenstone, i vendosur 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit të Grenlandës, Nuuk, përmban shkëmbinjtë më të vjetër në Tokë. Hulumtimi është publikuar në revistën “Journal of Geophysical Research”.