Kandidatja për president e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska dhe Biljana Vankovska nga “E Majta” kanë drejtuar akuza të ashpra për diplomacinë e vendit. Dy kandidatet që njihen në opinion për qëndrimet albanofobe, në lidhje me kryesimin e Bujar Osmanit me OSBE-në, thanë që është shfrytëzuar vetëm për veten, promovim personal.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryediplomatit shqiptar Bujar Osmani, tani kandidat për president të shtetit nga Fronti Europian. Osmani ia ka kujtuar kundërkandidatëve vizitën e Sekretarit amerikan Blinken.
“Nuk thatë se gjatë këtyre viteve ishte kulmi diplomacisë me kryesimin e OSBE-së, ku Sekretari Blinken, i vetmi Sekretar i Shtetit i SHBA-së, që hyri në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RMV-së, erdhi për të uruar mënyrën se si e shpëtuam OSBE-në.
“Kryesimi me OSBE-në, kryesimi me A5, … Forumi i Prespës për Dialog është bërë platforma më e madhe e dialogut në rajon. Krahasojeni me cilën do qoftë periudhë, një vend anëtar i NATO-s me 1.8 milionë njerëz të ulur në tryezë me vendet më të fuqishme dhe më të pasura në botë për të vendosur. Ju e dini se në skenën ndërkombëtare: “Nëse nuk je në tryezë, atëherë je në meny”. Kjo politikë e jashtme na vendosi në tryezë me më të fuqishmit.