Shkatërrohet banda e drogës në Spanjë/ Arrestohen 5 persona, mes tyre edhe shqiptarë


Pesë persona, mes tyre dhe shqiptarë janë arrestuar në Spanjë në kuadër të operacionit anti-drogë të koduar “Servana”.

Siç raportojnë mediat vendase, ky grup kriminal vepronte në pjesë të ndryshme të Valencias.

Hetuesit zbuluan se ishte një organizatë shqiptare, e strukturuar në mënyrë perfekte dhe me metodologji kriminale të mirëpërcaktuar.

Organizata ishte përgjegjëse për prodhimin dhe kultivimin e kanabisit. Disa nga njerëzit jetonin dhe kalonin natën në magazinat industriale ku kishin plantacionet.

Për të përshpejtuar rritjen e bimëve të kanabisit, ata përdornin materialin ndriçues të gjeneratës së fundit dhe kishin kondicionerë të mëdhenj për të shpërndarë aromën.

Këtë e arrinin falë një truku në rrjetin elektrik, duke gjeneruar humbje energjie prej më shumë se 900 amper.

Garda Civile kreu disa kontrolle të ndryshme. Në fazën e parë, më 28 shkurt , u krye një kontroll në një magazinë industriale në Xeresa dhe një tjetër në një apartament në plazh në Gandía.

Në fazën e dytë, më 25 mars, u krye një kontroll tjetër në një magazinë industriale në qytetin e Rótova.

Në total është sekuestruar rreth një ton kanabis sativa, duke evidentuar 308 kilogramë syth në procesin e tharjes.