Roma ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Milanit, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Romakët triumfuan 2:1 në shtëpi, teksa para një jave kishin fituar minimalisht 0:1 në “San Siro”.
Mancini e Dybala shënuarn për vendasit herët, ndërsa nga minuta e 31-të Roma mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Celik.
Përkundër kësaj, Milan arriti të shënonte vetëm një gol nëpërmjet Gabbia në minutën e 85-të.