Përplasen në ajër helikopterët e marinës malajziane, vdesin të gjithë anëtarët e ekuipazhit


Dy helikopterë ushtarakë malajzianë u përplasën në ajër dhe u rrëzuan gjatë kryerjes së stërvitjeve, duke i lënë të vdekur të dhjetë pasagjerët në bord, njoftoi marina malajzeze. Helikopterët po bënin ushtrime në një bazë të marinës në veri të vendit gjatë përgatitjeve për festën e 90-vjetorit të marinës, tha marina në një komunikatë për media.

Shtatë pjesëtarë të ekuipazhit ndodheshin në helikopterin e prodhimit italian AU139, i cili shërben për operacione detare. Tre pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit ndodheshin në helikopterin, Fennek, i cili është prodhim evropian. Mediat vendore raportuan se AU139 u rrëzua pranë një kompleksi sportiv në bazën e marinës, derisa Fennec ra në pishinën e bazës. Marina malajziane tha se do ta nisë një hetim për ta mësuar shkakun e aksidentit.