Paketa mbështetëse nga SHBA, Peskov: Nuk e ndihmon aspak Ukrainën, Moska do të marrë masa


Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka deklaruar se miratimi i një projektligji për ndihmën ndaj Ukrainës nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së është një ndëshkim për Ukrainën dhe se do të nxiste më shumë luftë.

Peskov theksoi gjithashtu për agjencinë ruse të lajmeve Tass se një dispozitë në ligj që lejon qeverinë amerikane të konfiskojë asetet ruse dhe t’i transferojë ato në Ukrainë për rindërtim do të dëmtonte imazhin e SHBA.

Kremlini ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet me masa të ashpra.