Shaban Sinani
Federatat norvegjeze e Futbollit, Atletikës dhe ajo e Hendbollit në bashkëpunim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë Norvegji dhe me partneritetin që kanë me drejtuesit e klubit të futbollit “ES” nga Kamjani, vëllezërit Burim dhe Elmaz Sinani dhe trajneri i njohur i hendbollit me famë ndërkombëtare Almir Lajiç, dhe veprimtarin shqiptarë Islam Poliku, kanë sjell një donacion me veshje sportive dhe rekuizite sportive, në veçanti për atletik.
Ky donacion i është dedikuar klubit të Atletikës “Kamjani” që drejtohet nga Ibraim Xhemaili. Këto pajisje sportive në mënyrë solemne drejtuesit e KF ES ia dorëzuan trajnerit Ibraim Xhemailit në praninë e disa anëtarëve të këtij klubi. “Ky donacion që erdhi nga Norvegjia edhe më tepër na obligon dhe na motivon që të vazhdojmë punën tonë me klubin e atletikës “Kamjani”për të arritur rezultatet të larta. Posaçërisht falënderoj vëllezërit Burim dhe Elmaz Sinani që kanë vendos që donacioni i parë me pajisje sportive ti dedikohet pikërisht klubit tonë” deklaroi trajneri Ibraim Xhemaili
Vëllezërit Burim dhe Elmaz Sinani të cilët janë në bashkëpunim të ngushtë me mërgatën shqiptare në Norvegji dhe federatat përkatëse u zotuan se donacione me pajisje dhe rekuizite sportive do të ketë edhe në të ardhmen “Po, është e saktë se donacione do të ketë edhe në të ardhmen dhe ato do tu dedikohen klubeve sportive të Komunës së Bogovinës, por edhe klubeve ta rajonit të Pollogut. Bashkëpunimi jonë i sinqertë do të vazhdon krejt në të mirë të sportit dhe sportistëve tanë. Faleminderit Norvegji”, thanë vëllezërit Burim dhe Elmaz Sinani.
Për në fund duhet theksuar se këto donacione me pajisje dhe rekuizite sportive do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve për punë të sportistëve dhe klubeve sportive në rajonin e Pollogut
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- VLEN: BDI e zhytur në afera korruptive, nuk mund ta informojë drejtë faktorin ndërkombëtar
- Bedri Hamza: E diela është dita jonë
- Faton Pollozhani emërohet si Ushtrues Detyre i Kryetarit të Degës së BDI-së në Strugë
- Joe DioGuardi: Është thelbësore të mbështesim rizgjedhjen e Kryeministrit Albin Kurti më 9 shkurt
- Lëvizja BESA mban kuvendin e degës në komunën e Sarajit
- Lëvizja Demokratike themelon strukturat në komunën Shuto Orizare
- Blindohet Tirana, mbi 1200 policë në terren, rreshtohet kordoni para Kryeministrisë
- Ministri i Mbrojtjes, Misajlovski: 92 automjete të blinduara po mbërrijnë këtë vit, helikopterët e parë Leonard në 2026
- Shkëputet gjatë lëvizjes rrota e makinës me të cilën po udhëtonte Vuçiç
- Bojkoti i marketeve! DAP: Gjatë së premtes për 22.12% më pak qarkullim ditor për 8 marketet!