Në vendvotimet 2938 dhe 2939/1 në Çair votohet pa problem


Edhe në Çair po votohet pa pengesa. Në vendvotimin 2938 dhe 2939/1 deri në ora 9 nuk është paraqitur asnjë parregullsi.

“Gjithçka është në rregull, filluam me kohë, në ora fiks 07:00. Gjithçka është në rregull, numri i listave zgjedhore është në rregull, numri i votuesve veç ka filluar të rritet që nga ora shtatë”, tha Arbëresha Ramadani, kryetare e vendvotimit 2938 në Çair.

“Po, votimi filloi në ora shtatë, gjithçka ishte në rregull, nuk kemi hasur në asnjë problem”, theksoi Emine Ramuka, kryetare e vendvotimit 2939/1 në Çair.