MF: Nuk ekziston kundërligjshmëri në vendimet e MF-së, anulohet vendimi i KSHZ-së dhe rikthehet në vendimmarrje të sërishme


Për informimin e publikut dhe në lidhje me informacionet e paraqitura nga zëvendësministrja shtesë në Ministrinë e Financave, ju njoftojmë se sa i përket rasteve të cekura nuk bëhet fjalë për vendime të miratuara në mënyrë të kundërligjshme në procedurat e punësimit, avancimit dhe lëshimit të njoftimeve për mjetet financiare të siguruara për realizimin e punësimeve të reja te shfrytëzuesit buxhetorë.

Në Ministrinë e Financave që nga fillimi i mandatit të Qeverisë kalimtare, në të cilën figuron zëvendësministrja plotësuese e Financave në frymën e bashkëpunimit të mirë, transparencës dhe llogaridhënies në punë dhe me qëllim që bashkërisht dhe në mënyrë të barabartë të marrin pjesë në vendimmarrje, të gjitha lëndët që i janë dorëzuar për nënshkrim ministrit, i janë dorëzuar për shqyrtim edhe zëvendësministres plotësuese, përfshirë dokumentet që kanë të bëjnë me procedurat e punësimit, avancimit në Ministrinë e Financave dhe lëshimit tënjoftimeve për sigurimin e mjeteve për punësime të reja te shfrytëzuesit buxhetorë.

Sipas Ligjit të Qeverisë, në nenin 46 është përcaktuar se zëvendësministrja plotësuese, së bashku me ministrin, shqyrton dhe nënshkruan të gjitha aktet dhe dokumentet e miratuara nga ministri, të cilat i referohen vetëm çështjevejuridike, financiare dhe kuadrovike lidhur me organizimin e zgjedhjeve. Gjithashtu, sipas nenit 46, zëvendësministrja plotësuese është e detyruar që aktin në aspektin e këtij ligji ta miratojë ose ta refuzojë menjëherë, më së voni brenda një dite, me ç’rast zëvendësministrja plotësuesenuk ka vendosur lidhur me to.

Ministria e Financave, duke vepruar sipas nenit 46 të Ligjit të Qeverisë, ia dorëzoi zëvendësministres plotësuese për shqyrtim të gjitha lëndët që i janë dorëzuar për nënshkrim ministrit, pa hyrë në interpretimin e dispozitës, që tashmë është e përgjithshme sa i përket saktësimit se cilat dokumente dhe akte kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve dhe në lidhje me këtë duhet të vendosë se cilat prej tyre do të nënshkruhen bashkërisht dhe sipas afateve të parashikuara në nenin 46 të Ligjit të Qeverisë dhe e gjithë kjo në frymën e bashkëpunimit të mirë, transparencës dhe llogaridhënies, me qëllim të pjesëmarrjes së përbashkët dhe të barabartë me ministrin në kryerjen e kompetencave të ministrisë.

Për shkak të joharmonizimit sipas nenit 48 të Ligjit tëQeverisë, Ministria e Financave iu drejtua KSHZ-së, si institucioni i vetëm kompetent për të vendosur nëse ndonjë çështje e caktuar juridike, financiare dhe kuadrovike ka të bëjë me organizimin e zgjedhjeve.

Pas vendimit të KSHZ-së, me të cilin konstatohet se nuk bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve, zëvendësministrja plotësuese e Financave ka iniciuar procedura gjyqësore para gjykatave kompetente, ku vendimi i KSHZ-së u konfirmua nga Gjykata Administrative, por pas ankimimit në Gjykatën e Lartë Administrative, e anuloi atë dhe e riktheu për vendimmarrje të sërishme. Nga kjo rezulton fakti se nuk bëhet fjalë për vendime të kundërligjshme të Ministrisë së Financave, por anulohet vendimi i KSHZ-së, me të cilinvendoset që aktet e tilla nuk duhet t’i nënshtrohen nënshkrimit të ndërlidhur, me ç’rast rikthehet nëvendimmarrje të sërishme në KSHZ.