Mbledhja e G7 për Inteligjencën Artificiale, Papa Françesku do të jetë i pranishëm

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka thënë përmes një video-mesazhi se Papa Françesku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Grupit të Shtatë (G7) të ekonomive më të fuqishme të botës, i cili do të zhvillohet nga 13 deri më 15 qershor, në Pulia, në Itali.

Është hera e parë që një Papë merr pjesë në një takim të G7 . Pjesëmarrja e tij do të ketë të bëjë me një diskutim mbi inteligjencën artificiale .

“Falënderoj nga zemra Papa Françeskun për pranimin e ftesës, prania e tij shton vlerë të konsiderueshme për vendin tonë dhe për të gjithë Grupin e Shtatë”, theksoi Meloni.