Jakimovski nga Tikveshi, premtoi se do të forcojë diplomacinë ekonomike

Kandidati për president Stevço Jakimovski ka vizituar rajonin e Tikveshit. Ai u premtoi qytetarëve se si president i shtetit do të forcojë diplomacinë ekonomike me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës dhe tregjeve të reja për plasimin e produkteve bujqësore. “Pas humbjes së tregjeve tradicionale si ai i Rusisë dhe Bjellorusisë, si president i ardhshëm do të punoj në hapjen e tregjeve të reja”, tha Jakimovski.

“Presidenti nuk mund të qëndrojë ekskluzivisht në kompetencat kushtetuese dhe të mos interesohet se si jetojnë fermerët, si jetojnë qytetarët tanë dhe të mos ketë fare reagim kur mbyllet një treg për shkak të forcës madhore kurse lufta në Ukrainë është forcë madhore. Për tregjet e humbura dhe sanksionet e vendosura, Republika e Maqedonisë dhe fermerët nuk marrin asnjë kompensim për këtë”, tha Stevço Jakimovski – kandidat për president.