Imami Limani: Fitër Bajrami ka rëndësi të madhe për ata që kanë agjëruar dhe falur namaz

Besimtarët myslimanë anembanë botës sot festojnë Fitër Bajramin, pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Për rëndësinë e kësaj feste ka folur imami Enes Limani.

“Kjo festë ka vlerën e veçantë posaçërisht për ata që e kanë agjëruar muajin e bekuar të Ramazanit. Muslimani pas çdo ibadeti, i cili ka ngarkesat, i cili paraqet edhe vështirësitë e veta, në fund me siguri se e merr edhe shpërblimin. Në realitet, nuk është vetëm Bajrami, por zoti i plotfuqishëm në ditën e fundit krejt ata që kanë agjëruar, zoti i plotfuqishëm thotë “Do t’i shpërblejë siç di unë””, tha ai.

“E për këtë arsye vlera e kësaj dite ka peshë të rëndësishme, për ata që kanë agjëruar, për ata që kanë falur namaz, për ata që i kanë falur teravitë dhe në fund përfundon me “Sadaqatul Fitr”, që në realitet çdo festë islame në fund e ka karakterin e humaniteti”, theksoi imami Limani në Kosova Today