Pasditen e së premtes, në Ferizaj një grua 21-vjeçare mbeti e vrarë, kurse vëllai i saj 15-vjeçar nga të shtënat me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj mbeti i plagosur.
Në drejtim të tyre dyshohet se kishte shtënë ish-bashkëshorti i viktimës, ndaj të cilit është duke u mbajtur seanca për caktimin e sigurisë.
Nga videot që ka siguruar Klan Kosova, i pandehuri, V.A. 36 vjeç, dëgjohet duke thënë se i ishte kërkuar nga zyrtarja për Punë Sociale që të flasin qetë me ish-bashkëshorten.
“Unë hynë në mrena, ajo qika tha uluni në tavolinë më u merr vesh te dytë, folni qetë, unë u ula ajo s’u ulke. Kom fol gjysë orë me atë të qëndrës sociale se ajo s’erdh gjys ore tu u end. Ajo më thojke so biri yt” – tha ai.
Derisa, thotë se për ta takuar ish- bashkëshorten kishte shkuar pas fyerjeve që ia kishte bërë përmes telefonit.
“Kam shkuar te zyrtarja e QSP-së për fyerjet dhe ofendimet që m’i kishte bërë ish- bashkëshortja përmes telefonit, përmes rrjetit social, Instagram, e më pas t’ia sjelli djalin por në bisedë e sipër me ish-bashkëshorten në prezencë të zyrtares” – dëgjohet të thotë ai.