Grubi reagon pas publikimeve të rejshme për rezultatet tek portalet e VLEN: Fejk e keni nijetin, fejk e keni punën, fejk e keni emrin, fejk e keni secilin lajm


Artan Grubi ka reaguar pas publkimeve të rejshme të portaleve e VLEN-it se EXSIT POL ka publikuar rezultate ku në epërsi shihet kandidati i VLEN-it Arben Taravari, kundrejt kandidatit të Frontit Europian, Bujar Osmani, shkruan TS.

“Fejkera plako, fejkera full! Fejk e keni nijetin, fejk e keni punën, fejk e keni emrin, fejk e keni secilin lajm, fotoshop dhe propagandë me metoda udbashe me te cilat jeni tu vepru!”,, shkruan Grubi.

Postimi plotë:
Fejkera plako, fejkera full!
Fejk e keni nijetin, fejk e keni punën, fejk e keni emrin, fejk e keni secilin lajm, fotoshop dhe propagandë me metoda udbashe me te cilat jeni tu vepru!
Fejk posterat që i nxjerrni nëpër grupet e juaja dhe që i nxisni ato pak përkrahës me i shpërnda vetëm e konfirmojnë panikun tuaj dhe mënyrën se si punoni!
Stay calm and VOTO 4️⃣
🗣️ JO Rusisë, PO Europës!
🤝 Një Kryeministër për të gjithë
📈Marrëveshje Kornizë Ekonomike