Grubi i përgjigjet Mickoskit: Shqiptarët janë më të fortë se kurrë, janë bashkuar, s’ka kush i ndalë!


Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes “Facebook” i është përgjigjur kreut të VMRO-së dhe thirrjeve të tij që opozita të bashkohet dhe të dalin masovkisht në zgjedhje me të vetmen arsye, Ali Ahmeti të mos sigurojë deputet në zonën zgjedhore 3.

Grubi ka thënë se përgjigjen më të mirë Mickoski e morri me bashkimin e shqiptarëve në “Frontin për Europë” dhe se janë më të fortë se kurrë, raporton indeks.mk

Sipas Grubit, shqiptarët më tash nuk ka kush i ndalë dhe se kthim prapa ska.

Në fund zëvendëskryeministri ka ftuar të gjithë në tubimin madhështorë që “Fronti” do ta mbajë nesër në sheshin Maqedonia në ora 20:00

“Dil n’shesh e qoji selam se ne jemi bë bashkë, më të fortë se kurrë, s’ka kush na ndal dhe kthim prapa s’ka! Nesër, e diel, 21 prill, ora 20:00, sheshi Maqedonia në qendër të Shkupit. VOTO4”, ka shkruar Grubi.

Për më tepër, brenda lajmit e keni edhe videon e kreut të VMRO-së kundër Ali Ahmetit.