Borussia Dortmundi është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Edin Terzic eliminoi sonte nga kjo garë Atletico Madridin.
Ndeshja e dytë çerekfinale e luajtur në “Signal Iduna Park” përfundoi me rezultatin 4:2, me Borussia Dortmundin që përmbysi gjithçka nga ndeshja e parë, të cilën e kishte humbur 2:1.
Julian Brandt (34’), Ian Maatsen (39’), Niclas Fullkrug (71’) dhe Marcel Sabitzer (74’) realizuan golat e fitores për “Verdhezinjtë”.
Ndërkaq, golat për Atletico Madridin u realizuan nga Matts Hummels (49’ autogol) dhe Angel Correa (64’).
Borussia Dortmundi në gjysmëfinale do të takohet me Paris Saint-Germaini.