Dimitrievski mesazh Mickoskit: S’ka koalicione pa definimin e ”linjave të kuqe”!


Kandidati presidencial i Lëvizjes “Znam”, Maksim Dimitrievski, gjatë tubimit në Veles përsëriti se nuk do të koalicionojë me LSDM-në por liderit të VMRO-DPMNE-së Mickoskit I përcolli mesazhin se pa “linja të kuqe” të definuara për Maqedoninë, nuk do të ketë bisedime për koalicione të ardhshme.

“Opozita aktuale kurse pushteti I djeshëm, japin disa oferta për strategji kombëtare, që janë ide të Lëvizjes “Znam”. Nga Velesi dua t`u dërgoj një mesazh. Para se të ulen me ne në tavolinë, duhet ta pastrojnë problemin kryesor – veprimet korruptive të pushtetit të mëparshëm. Pa “linja te kuqe” të definuara për Maqedoninë s`ka negociata për koalicione. Mickoski të ketë kujdes se cfarë ofertash bën publike, për shkak se për ne, fjala është fjalë. Nuk do të ketë qeveri të ardhshme pa Lëvizjen “Znam”, por jemi të gatshëm të jemi edhe opozitë” – tha Dimitrievski, ZNAM.