Dështim spektakolar: Tetovarët bojkotuan Kasamin dhe opozitën në Tetovë

Ndonëse dje kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami kishte vendosur të shpalos projektin për ndërtimin e stadiumit të qytetit, interesimi i qytetarëve për të dëgjuar premtimet e përsëritura të tij, ishte shumë i vogël.

Tetovarët nuk i bindën madje as prezenca e Grupit Elita 5 e Aida Doçit që t’i përgjigjën pozitivisht ftesës së Kasamit, përkundrazi, përgjigja ishte bojkot!!!

E paralajmëruar si ngjarje që disa javë radhazi në rrjetet sociale, por e njejta duket se është vetëm një gënjeshtër e radhës nga Kasami, pasi ky projekt ka disa pengesa, borxhe e lëshime që e bëjnë të pamundur realizimin e tij.

Siç ka njoftuar së fundmi portali TS:

– Ndërmarrja për Transport e komunës së Tetovës e cila ka hapur tenderin për ndërtimin e Stadiumit çdo ditë po shkon me humbje dhe shtrohet pyetja se si do të paguaj një ndërmarrje e cila shkon me humbje një borxh prej 10 milion euro?

– Fillim i Stadiumit të Tetovës do të nis pa mbikqyrës një fillim antiligjor, sepse nuk mund një projekt publik me 10 milionë euro mos të ketë mbikqyrës!

– Askush nuk e di se si do të duket stadiumi, me çfarë kushtet, çfarë cilësie, çfarë materialesh, çfarë pamje dhe si mund të hapet një tender dhe mos e dije as vet Bilall Kasami se si do të duket.

– Komuna nuk tregon se si do të paguaj borxhin prej 10 milionë Euro kompanisë EKOLOG kur komuna është në borxh kolosal.
Sipas informatave jozyrtare, Plani i Bilall Kasamit me kompaninë që do të ndërtojë stadiumin është:

Në vitin e parë nëse Ndërmarrja për Transport nuk do të paguaj shumën prej 3 milionë eurove, kompania EKOLOG do të bllokojë Ndërmarrjen për Transport dhe borxhin do ta merr komuna e Tetovës dhe më pas komuna në pamundësi për të paguar borxhin do të detyrohet të shes prona të komunës.

Si shitje për të paguar borxhin e EKOLOG-ut, përflitet stadiumi i vjetër i Tetovës dhe tokë në fshatin Falisht dy idetë e Bilall Kasamit nuk do të realizohen.

E para stadiumi i vjetër i Tetovës ende menaxhohet nga Agjencia për Rini dhe Sport dhe nuk është pronë e Komunës së Tetovës për të ia shitur Bilall Kasami kompanisë Ekolog.

Të gjitha këto kombinime të Bilall Kasamit e bëjnë të pamundur ndërtimin e Stadiumit të Tetovës, por tetovarëve do ju ngelet stadiumi i Tetovës siç është vetëm se kjo është një fillim për fushatë parazgjedhore.

Ky premtim i Bilall Kasami nuk është as i pari e as i fundit, pasi ai gjithashtu nuk ka realizuar asnjë nga katër premtimet e tij në fushatën zgjedhore si:

– Fabrikën e Çipsit në Reçicë
– Qendra e Tetovës “Alla Dubai”
– Parkingje toksore dhe nëntoksore
– Eliminimin e qenëve endacak

Kur Kasami nuk realizoi asnjë investim bazik për tetovarët, atëherë si do të realizohet një projekt prej 10 milionë eurove?

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo