Dërgohet në mbajtje për 48 orë burri që u pa duke sulmuar një grua në Prishtinë


Është dërguar në mbajtje për 48 orë burri që është parë duke sulmuar një grua dhe një person tjetër gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit, për veprat penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. I njëjti është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh”, tha Ulaj.

I dyshuari është arrestuar dje pak orë pasi është publikuar videoja që tregonte sulmin ndaj një gruaje.