Casemiro ka rrëfyer një situatë emocionuese me Carlo Ancelottin, gjatë përfundimit të lëvizjes së tij nga Real Madridi te Manchester United.
Braziliani tregoi se trajneri italian kishte shpërthyer në lot para tij.
Ancelotti shihet si një person “i ftohtë”, por kur erdhi koha që Casemiro t’i jepte lamtumirën, ishte paksa e tepërt për trajnerin me eksperiencë të madhe.
“Kur gjithçka përfundoi me United, hyra në zyrën e Ancelottit dhe ai tashmë dinte gjithçka. Ai filloi të qante dhe më pas më tha ‘Case, nuk e di pse po qaj’”, tha mesfushori brazilian për “El Chiringuito”.
“Ishte momenti i vetëm në të cilin dyshova të largohesha nga Real Madridi”, deklaroi Casemiro.
32-vjeçari u transferua nga “Los Blancos” te “Djajtë e Kuq” në verën e vitit 2022.