Arsenali e ka fituar më lehtë se sa mund të pritej derbin ndaj Chelseat, të mbetur nga java e 29-të në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e domino në tërësi takimin, duke mos e vënë fare në dyshim çështjen e fituesit.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Emirates Stadium” përfundoi me rezultatin 5:0.
Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale, falë golit të hershëm nga Leandro Trossard (4’).
“Topçinjtë” shënuan edhe katër herë në pjesën e dytë, me Ben White (52’, 70’, dhe Kai Havertz (57’, 70’).
Arsenali pas kësaj fitore ka 77 pikë dhe vazhdon të jetë lider. Londinezët kanë tri pikë më shumë se Liverpooli, që ka një ndeshje më pak, dhe katër pikë më shumë se Manchester City, që kanë dy ndeshje më pak.
Ndërsa, Chelsea mbetet në kuotën e 47 pikëve dhe ndodhet në pozitën e nëntë.