Akuzohen për dhunë dhe torturë në burgun e të miturve në Milano, arrestohen 13 efektivë burgjesh, pezullohen 8 të tjerë
Policia italiane ka vënë në pranga 13 efektivë burgjesh dhe 8 të tjerë janë pezulluar nga ushtrimi i funksioneve publike nën dyshimin e shpërdorimit të detyrës.
Sipas mediave italiane, ata akuzohen për torturë dhe dhunë të ushtruar ndaj të burgosurve në burgun e të miturve në Milano.
Krimet, të kontestuara nga Prokuroria, janë keqtrajtimi, pjesëmarrja në tortura dhe tentativa për dhunë seksuale ndaj një të burgosuri.
Hetimet nisën pas disa kallëzimeve të bëra. Autoritetet i monitoruan efektivët nëpërmjet përgjimeve dhe këqyrjes së kamerave brenda burgut, ku u dokumentuan shkeljet.
“Ajo që na ra në sy që në momentin e parë ishte metoda e këtyre personave, të cilët i rrahën djemtë me një metodë që nuk la gjurmë”, tha zyra e prokurorit të Milanos.