Ahmeti në Click Plus: Pak e ka Mickoski atë që e thash mbrëmë, si Hristijani unë 9 politikanë i kam dërguar në pension


 

-Pak, pak e ka, këtë e tha mes tjerash kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në Click Plus në TV21 në komentimin që i bëri fjalimit të tij të djeshëm drejtuar Hristijan Mickoskit. I pyetur për reagimin e sotëm të Mickoskit, i cili tha se Ahmeti është para pensionit politik, Ahmeti mes tjerash tha:

“Po e përkujtoj Kristijanin që…si Kristijani deri tash unë nja 9 i kam çuar në pension”, tha Ahmeti.

Intervistën e plotë me Ahmetin mund ta ndiqni në TV21 me fillim nga ora 21:15.