14 persona lëndohen si pasojë e një aksidenti në mes autobusit dhe automjetit transportues


14 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Prekoc të Novobërdës gjatë ditës së djeshme.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se të përfshira në aksident janë një autobus dhe një automjet transportues.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt