Termi “KateGate” jehon në rrjetet sociale – spekulimet për divorc, a po përsëritet historia e Princeshës Diana?
Spekulimet për vendndodhjen e Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, “kanë dalë jashtë kontrollit“.
Ato variojnë nga komplikimet serioze shëndetësore, e deri tek thashethemet për divorc; duke qenë se gjatë kësaj jave u raportua për një aferë të supozuar të Princit William me ish-modelen britanike, Sarah Rose Hanbury.
Nëse këto spekulime do të rezultojnë të vërteta, atëherë ato do të shënojnë një kapitull të ri të historisë së monarkinë britanike, duke u përsëritur drama e divorcit të Princeshës Diana nga Mbreti Charles III, për shkak të aferës së supozuar me Camilla-n.
Me këtë rast, mungesa e Kate Middleton ka nxitur teori të shumta konspirative mbi vendndodhjen e saj madje termi #KateGate është bërë trend në rrjetet sociale, shumë të shqetësuar për gjendjen e saj.
Ajo nuk është parë që nga 25 dhjetori, derisa në janar është raportuar se iu është nënshtruar një operacioni të planifikuar abdominal.
Pallati pati paralajmëruar se Princesha e Uellsit do të pushojë deri pas Pashkëve, por mungesa e saj si dhe fotografia e famshme e edituar që u publikua nga Princi William, i vuri flakë spekulimeve në internet për gjendjen e saj.
Bëhet fjalë, për një fotografi familjare, ku Kate Middleton pozonte me fëmijët të saj të buzëqeshur, e raportime të shumta dhe analiza dolën se ishte në fakt e manipuluar.
Pas kësaj, një reagim zyrtar ishte bërë nga llogaria e saj në X, ku thoshte se i pëlqen të editojë paksa fotografitë përpara publikimit.