Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë vazhdon me aktivitete të vazhdueshme për trajtimin e tregtisë ilegale me narkotikë informon Tetovasot. Në dy muajt e fundit, janar dhe shkurt, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë zbuluar dhe zbardhur plotësisht gjithsej 17 vepra penale (TE-10 dhe GV-7), në të cilat janë përfshirë 18 autorë (TE-11 dhe GV-7). Të gjitha veprat penale janë rrumbullakosur me kallëzim penal për “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, nga neni 215 i Kodit Penal. Në këto vepra penale janë gjetën dhe konfiskuar më shumë se 3 kilogramë marijuanë, kokainë, përzierje marijuanë me duhan dhe degë “kanabisi”.
Në dy muajt e lartëpërmendur janë përgatitur 12 kërkesa për inicimin e procedurës kundërvajtëse ndaj 15 autorëve, kryesisht për “përdorim të narkotikëve”, vepër e dënueshme sipas nenit 20 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike. Ndryshe, gjatë kësaj periudhe gjithsej 38 persona (TE-22 dhe GV-16) janë privuar nga liria për përfshirje në vepra penale apo kundërvajtje të tilla.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mucunski takohet me përfaqësuesen amerikane në Shkup, SHBA dhe Maqedonia e Veriut forcojnë partneritetin strategjik
- Prokuroria kërkoi ngrirjen e 27 milionë eurove te 39 persona në Maqedoninë e Veriut
- Islam Abazi u përgjigjet gazetarëve: Kush është ai person nga BDI-ja që unë e kam mbrojtur?
- Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
- ADN-ja e fundos? Gjurmët e gjyqtarit të Apelit gjenden te 350 mijë eurot e fshehura në mur
- Vendimi i Hagës për Thaçin, më 16 shtator/ Veteranët e UÇK-së: Ka vetëm një të vërtetë, pafajësia!
- Mickoski: Nuk do të kandidoj për president të shtetit, do të udhëheq edhe një fitore të madhe ndaj LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme
- Mickoski: Sot edhe Levica edhe LSDM-ja po luftojnë kundër Kodit Zgjedhor dhe kundër votimit të diasporës, e dinë se do t’i humbasin zgjedhjet
- Shqipëri: Përshkallëzohet protesta para Kuvendit, 13 të arrestuar
- Ali Ahmeti nga Shuto Orizarja: BDI mbetet e fortë