Ministri Osmani pranoi kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të ri turk, Fatih Ulusoj


Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot, i pranoi kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatih Ulusoj.

Me këtë rast, Ministri Osmani shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimin produktiv, të cilat janë në frymën e miqësisë dhe partneritetit tradicional ndërmjet dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi i ndërsjellë është duke u thelluar dhe forcuar vazhdimisht në disa fusha të ndryshme me interes të përbashkët, ku rezultate të veçanta po arrihen në shkëmbimin ekonomik dhe tregtar, turizëm, arsim, kulturë dhe mbrojtje.

Ambasadorit Ulusoy duke i uruar mision të suksesshëm diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ministri Osmani i shprehu gatishmërinë për bashkëpunim aktiv dhe të hapur në drejtim të realizimit të qëllimeve të përbashkëta të Strategjisë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, të nënshkruar në vitin 2008, ndërmjet dy vendeve.