AC Milan e ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.
Kuqezinjtë triumfuan në udhëtim 1:3 ndaj Veronas, në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit italian.
Theo Hernandez kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 44-të, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Christian Pulisic realizoi për 0:2 në minutën e 50-të, para se Noslin të ngushtonte epërsinë 14 minuta më vonë.
Ishte Chukwueze që shnëoi për 1:3 dhe epilogun e këtij takimi në minutën e 79-të.
Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 62 pikëve në vendin e dytë, 13 më pak se Interi që luan sonte.
Në anën tjetër, Verona mbetet e 15-ta me 26 pikë të grumbulluara.