IPIS: Pas zonës 5, BDI-ja fiton zgjedhjet edhe në zonën 2 dhe zonën 6


Instituti për Kërkime Politike Shkup (IPIS), sonte në Televizionin Shtetërorë ka publikuar rezultatet e sondazhit të fundit për zonën zgjedhore 2 dhe zonën zgjedhorë 6-të, raporton indeks.mk

Sipas sondazhit, në zonën zgjedhore 2, Bashkimi Demokratik për Integrim do të merrte 6.9% të votave dhe pas tij do të vinin të gjitha partitë tjera shqiptare po edhe koalicioni opozitar VLEN, që sipas sondazhit në zonën zgjedhore dy, do të merrte 4,8% të votave. Pas VLEN si forcë e tretë politike në bllokun politik shqiptar do të ishte ASH-ja me 2%.

Kurse në zonën zgjedhore 6-të sipas Institutit për Kërkime Politike (IPIS), Bashkimi Demokratik për Integrim është forca e parë politike, para VLEN, VMRO-së dhe LSDM-së.

Sipas sondazhit, BDI-ja në zonën zgjedhore 6-të do të merrte 17,5%,kurse pas saj janë VLEN me 15.4%, VMRO-ja me 8.5%, Aleanca për Shqiptarët me 7.2%, LSDM-ja me 4%, pas të cilave renditen edhe LEVICA po edhe partia e Maksim Dimitrievskit.