Në një deklaratë për Indeks.mk, drejtori i Institutit për Kërkime Politike (IPIS), Vlladimir Bozhinovski, ka thënë se të martën e kaluar, IPIS ka publikuar rezultatet nga njësia zgjedhore 1 dhe 5-së, kurse këtë javë do të publikojë rezultatet nga njësia 2 dhe 6-të. Ai ka shtuar se në fund do të publikohen edhe rezultatet nga zona 3 dhe 4.
Bozhinovski ka theksuar se në sondazhet e ciklit të dytë të matjeve VMRO-DPMNE-ja, është në një avantazh para LSDM-së, dhe nga bllokun shqiptarë, BDI-ja, vazhdon të jetë në avantazh para VLEN-it.
“Ne për çdo javë publikojmë rezultate nga dy njësi zgjedhore, të martën e kaluar, publikuam rezultate nga njësia zgjedhore 1 dhe 5-së. Këtë javë do të publikojmë rezultate nga njësia 2 dhe 6-të, kurse në fund do të publikohen edhe rezultate nga zona 3 dhe 4. Gjeneralisht, nëse i krahasojmë me matjet e para, sepse kjo tashmë është cikli i dytë i matjeve. Situata flet se VMRO-DPMNE-ja është në një avantazh solid para LSDM-së dhe në bllokun shqiptarë BDI-ja vazhdon të jetë në avantazh solid para VLEN-it opozitar. Se si do të jetë tutje, do të shohim me matjet që do të bëhen në vazhdim”, tha Bozhinovski për Indeks.mk
Sondazhet e IPIS janë një nga burimet më të besueshme për parashikimin e rezultateve të zgjedhjeve në Maqedoni, pasi IPIS ka një metodologji të provuar dhe një historik të saktë. IPIS ka bërë sondazhe për zgjedhjet e kaluara dhe ka qenë afër rezultateve reale.