“BDI-ja, një prej arsyeve që jemi bërë bashkë” – Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita

Afrim Gashi, lider i Alternativës është mysafir në ClickPlus. Duke folur për arsyet e themelimit të koalicionit opozitar shqiptar – VLEN, ai tha se i bashkoi fakti që BDI të shkojë në opozitë dhe të sjellin ndryshimin te shqiptarët.

“Para kemi një parti që është e konsoliduar, e fuqishme dhe nuk fitohet vet. BDI-ja është një prej arsyeve që ne jemi bërë bashkë. Por më shumë ka vullnet për ta tejkaluar vetveten, për t’u bërë bashkë, për ta bërë ndryshimin dhe për ta sjell të mirën te qytetarët”, tha Gashi.