Vrasja në Durrës, fëmijët dalin para gjykatës – djali mohon që ta ketë vrarë babanë


Në gjykatën e Durrësit, po mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj tre fëmijëve që dyshohet se vranë babanë e tyre.

Sipas hetimeve, plumbat e kanë kapur Pëllumb Metën në kokë, poshtë veshit, një tjetër në gjoks dhe një në bark, transmeton Klankosova.tv.

Prokurorja kërkoi arrest me burg për të tre fëmijët, ndërkohë që gjyqtarja vendosi largimin e kamerave nga salla e gjyqit.

Por vrasja e Pëllumb Metës ka marr tjetër rrjedhë. Djali i madh, Hysen Meta që më parë është deklaruar se ai ishte që shkrepi armën,  ka mohuar vrasjen e të atit dhe shprehet se motra e tij e vogël e ka kryer këtë krim.

“Nuk ka shkak fare se nuk e kam bërë. Të flasë ai që e ka bërë. Kam parë që motra e vogël ka qëlluar babanë Motra ka pas konflikte. Një nga arsyet se donte ta fejonte me zor dhe kishin debatuar shumë herë”.