Vdes një aviator amerikan, i vuri flakën vetes në ambasadën izraelite


Një aviator amerikan ka vdekur pasi i vuri flakën vetes përpara ambasadës izraelite në Uashington DC.

Burri u identifikua nga policia si, Aaron Bushnell, 25 vjeç, nga San Antonio, Teksas, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Oficerët e Shërbimit Sekret të ShBA-së shuan flakët para se burri të dërgohej në spital të dielën pasdite me lëndime të rënda.

Para se t’i vinte flakën vetes, ai tha se “nuk do të ishte më bashkëpunëtor në gjenocid”.