Shqipëria, 80 vite nën regjimin e komunistëve të orëve “të para”, “të dyta” e të “treta”


Nga Skënder Sadri KAPITI

Demokracia në Shqipëri është aplikuar tërësisht sipas Platformës Katovica, Platformë e cila i dha demokracisë shqiptare jo vetëm formën por edhe organizimin dhe funksionimin e një pluralizmi krejtësish majtist apo më sakt një pluralizëm komunist të moderuar, ku e djathta si pasojë e kësaj pothuajse është asgjësuar.

Partia Demokratike e cila mori dhe përvetësoi atributet si Parti e Djathtë ajo ka zhgënjyer dhe vetëm se të djathtën e ka përdorur për interesa pushteti.
Nëse PD pretendon sot për dekomunistifikim , për ndarje nga e shkuara e tranzicioni, për Vetting politik dhe për antikorrupsion e proamerikanizëm ajo duhet të ndryshojë realisht qasjen dhe busullën politike, pasi atë që në krijimin e saj e kapën komunistët dhe ishsigurimsat e shtetit ashtu si të gjithë pluralizmin partizan në Shqipëri.
Shqipëria, 80 vite nën regjimin e komunistëve të orëve “të para”, “të dyta” e të “treta”

Politikën, demokracinë, drejtësinë dhe sistemin në Shqipëri si në diktaturë ashtu edhe në këto 30 vite tranzicion akoma e drejtojnë komunistët e orëve “të para”, “të dyta” e “të treta”, ku komunistët e orëve të para janë ata të viteve 1941-45 , ishdyqind petritat që ua hëngri kokën diktatori, janë komunistët që luftën clirimtare e shfrytëzuan në shërbin të revolucionit komunist për vendosjen e diktaturës komuniste dhe që sot kanë mbetur pak dhe duken me 29 Nëntor të cdo viti me fotografi të diktatorit e me parulla komuniste. Këta kanë mbetur pak.

Komunistët e orëve “të dyta” janë komunistët që lindën, u rritën dhe u brumosën si komunistë të devotshëm në luftë për cështjen e Partisë dhe të komunizmit dhe në betejën revolucionare të fitoreve kundër traditave kombëtare, kundër fesë dhe kundër lirisë e demokracisë perendimore.

Dhe këta komunistët e orëve “të dyta” u konvertuan në vitin 1990 në socialistë e demokratë dhe kapën demokracinë dhe sistemin pluralist. Komunistët e orëve “të dyta”, pra të kohës së dytë janë socialistët ishkomunistë të moderuar të Partisë Socialiste dhe ishkomunistët e tjerë të konvertuar në demokratë pas viteve 1990. Komunistët e orëve të dyta janë edhe ata gjyqtarë, intelektualë, artistë, letratë dhe akademikë e ishspiuna të sigurimit të shtetit që i kishin shërbyer me devotshmëri regjimit komunist.

Ndërsa komunistët e oreve “të treta”, të kohës së tretë, janë produkti i formësimit ideologjiko-politik komunist i njeriut dhe brezit me botëkuptim të ri, edukuar me brum marksisto-komunist. Këta të tretët janë ishkomunistët dhe ishkandidatët për komunist të kohës së fundit të regjimit diktatorial si dhe shkollarët e të diplomuarit nga familjet besnike të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe me biografi të mirë komuniste, dhe madje në servilë të komunizmit kishte edhe nga ata të shkolluarit dhe ishspiunët edhe prej atyre që kishin mohuar të afërmit e tyre të dënuar për politikë.

Këta të tretët, por sidomos pinjollët me nipa e mbesa të ishnomenklaturës së diktaturës dominojnë dhe gjenden kudo edhe sot në politikë, në parlament, qeveri, diplomaci, drejtësi, media dhe administratë.

Këto tre breza komunistësh fanatik, të moderuar dhe pseudodemokratësh e pseudoeuroatlantikesh, prej tyre është kapur, administruar e qeverisur politika,demokracia, shteti dhe tërë sistemi politik, demokratik, shoqëror, ekonomik e mediatik në Shqipëri.
Metmorfoza politike pluraliste e paskomunizmit ishte shumë vigjjilente për të mos lejuar angazhimin në politikë të shtresës të disidencës së vërtetë antikomuniste, nacionalizmit dhe të së djathtës.

Kjo është arësyeja se përse Shqipëria është sot këtu dhe kështu si është, një Shqipëri me një sistem hibrid demokratiko-komunist, të kriminalizar dhe të superkorrruptuar, e zhytur në korrupsion e padrejtësi, varfëri e papunësi dhe në krim e eksod. Kjo është edhe arësyeja se pse pas vetërënies së komunizmit nuk u ndëshkuan krimet e komunizmit, pse nuk u krye dekomunistifikimi, pse nuk u miratua Ligji i Lustracionit dhe as Veting-u në politikë.

(Marrë nga ”Projektplatforma ime per ngritjen dhe fitoren e opozitarizmit demokratik”)