Shporta e konsumatorit është shtrenjtuar për 313 denarë në muajin shkurt. Sipas raportit të Lidhjes së Sindikatave për muajin e dytë të këtij viti, vlera e shportës minimale sindikale është 57,476 denarë, ku më së tepërmi rritje kanë shënuar derivatet dhe produktet ushqimore. Krahasuar me muajin janar vlera minimale ishte 57,163 denarë, kur qytetarët kanë shpenzuar rreth 5 euro më shumë. Ndërsa me shtimin e përllogaritjes së një apartamenti prej 60 metrash katrorë me qira për muajin shkurt vlera arrin 72,851 denarë, që është rritur për 213,00 denarë në krahasim me muajin janar 2024 kur ishte 72 538,00 denarë.
Shporta e Konsumit për muajin Shkurt
“Vetëm për ushqim dhe pije shkon afër 37% e buxhetit familjar, ku janë vërejtur rritje të çmimeve në disa artikuj. Për veshmbathje u shpenzuan afër 5 mijë denarë kurse për arsim rreth 7 mijë denarë. Derivatet e naftës kanë shënuar rritje nga janari në shkurt për 10-13 denarë në litër. Për rekreacion dhe kulturë një familje katër anëtarësh harxhoi mbi 4 mijë denarë afër së cilës shumë arrijnë edhe shpenzimet për hotele e restauronte. Më së paku shpenzuan për shëndetësi, higjienë personale dhe mirëmbajtje të shtëpive”.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Fakulteti i Administrimit të Biznesit i Universitetit të Tetovës realizoi aktivitete promovuese në shkollat e mesme të Kumanovës
- Limani: Me kënaqësi ju njoftojmë se Gostivari tashmë ofron Wi-Fi falas në hapësirat publike
- Hoxha paralajmëroi sistem ekologjik të ngrohjes në Klinikën e Tetovës
- Burgim i përjetshëm për Denis Asanovin, i cili vrau mizorisht, copëtoi dhe varrosi trupin e Borjanka Nikollovës
- Snopçe reagon për Pllakën përkujtimore ku shkruan: “…kundër terroristëve shqiptarë”!
- Filipçe: Nisma e Frontit Evropian për ndryshimet kushtetuese nuk ka efekt, shumica qeverisëse vendos për zhbllokimin e procesit eurointegrues
- Gashi–Stevanoviq në Lubjanë: Konfirmohet mbështetja e Sllovenisë për rrugën evropiane
- Mexhiti: Nuk ka zgjedhje të parakohshme, BDI po manipulon me anëtarësinë e vet
- Merr fund afati për zgjedhjen e Presidentit, shpërndahet Kuvendi, Kosova në zgjedhje brenda 45 ditësh
- Një maqedonase që e dashuron shqipen: gjuha si urë, jo si pengesë