Shantazhet në rrjetet sociale, Balla: Fuqizojmë kapacitetet në përballjen me këtë formë kriminaliteti


Ministri i Brendshëm Taulant Balla, bërit të ditur sot se Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjencitë partnere për fuqizimin e kapaciteteve në përballjen me krimet kibernetike.

Balla reagoi pas rastit të ditës së sotme, ku Policia e Tiranës arrestoi një 27-vjeçar, i cili shantazhonte online të miturën 15-vjeçe. Gjatë operacionit policor, u sekuestruan qindra pamje filmike, foto/video, profile Tik-Tok dhe rrjete të tjera sociale, ministri Balla u shpreh se Policia e Shtetit po rrit vigjilencën dhe forcën parandaluese.“Ngjarjet e fundit kanë rritur nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online. Policia e Shtetit përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm kanë identifikuar një tjetër rast shantazhi në rrjetet sociale me rrezikshmëri ndaj një minoreneje”, shkruan Balla.“Po bashkëpunojmë me agjencitë partnere për fuqizimin e kapaciteteve tona në përballjen me këtë formë kriminaliteti. Policia e Shtetit po rrit vigjilencën dhe forcën parandaluese, është i domosdoshëm bashkëpunimi me publikun, të cilët duhet të drejtohen pa hezitim duke kallëzuar çdo rast shantazhi e dhune përmes rrjeteve sociale, për të na dhënë mundësinë e reagimit në kohë. Në momentin më të parë të konstatimit duhet denoncuar dhe jo të bini pre e shantazhit”, vijon Balla“Paralelisht po punojmë për ndryshimet ligjore kundër dhunës online, ndërsa ofruesit e rrjeteve sociale po përmirësojnë nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Thuaj jo dhunës online”, mbyll reagimin e tij ministri Balla.