Rusisë i kanë mbetur vetëm gjashtë aeroplanë spiunë A-50 – zyrtari ukrainas tregon se çfarë do të ndodhte nëse rrëzohet edhe një i tillë


Ushtria ruse supozohet se ka vetëm një pjesë të vogël të aeroplanëve të saj të çmuar spiunë A-50 pas humbjeve të fundit, sipas zyrtarit ukrainas të mbrojtjes Kyrylo Budanov.

Aeroplani Beriev A-50, është një aeroplan i përdorur nga Rusia për të ndihmuar në monitorimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.

Ai zakonisht fluturon me një ekuipazh deri në 15 persona dhe vlerësohet të kushtojë mbi 300 milionë dollarë për t’u prodhuar.

Deklarata e tij vjen pasi të premten, Forcat Ajrore të Ukrainës pretenduan se kishin rrëzuar një A-50U mbi Detin Azov pranë qytetit të Primorsko-Akhtarsk.

Pavarësisht këtyre pretendimeve nga zyrtarët ukrainas, blogerët ushtarakë rusë më vonë pohuan se ai “u rrëzua aksidentalisht”.

Budanov, kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës për Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, më tej pohoi të dielën se, në dritën e këtyre dy goditjeve të fundit, ushtrisë ruse i kishin mbetur në veprim vetëm gjashtë aeroplanë spiun A-50, gjatë një paraqitjeje në forumin “Viti i Ukrainës 2024”.

Nëse një tjetër do të rrëzohej, tha ai, forcat ruse nuk do të ishin në gjendje t’i vendosnin ata në çdo kohë të ditës.

Newsweek shkruan se nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet e bëra nga Budanov.

E zyrtarët rusë nuk kanë konfirmuar apo mohuar ende pretendimet e Ukrainës për aeroplanët e saj A-50.

Ndërkohë, qeveria ukrainase ka pretenduar se ka bërë hapa të rëndësishëm në shkatërrimin e pjesëve të tjera kyçe të pajisjeve ushtarake ruse.

Kështu, të dielën, Forcat Ajrore të Ukrainës pretenduan se kishin rrëzuar 16 nga 18 dronët Shahed të prodhuar nga Irani që Rusia kishte vendosur kundër tyre një natë më parë.