Prokuroria e Ferizajt nis hetimet për rastin e vdekjes së 23-vjeçares ukrainase


Prokuroria e Ferizajt ka iniciuar hetimet për rastin e gruas e cila është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së mërkurës në autostradën “Arbën Xhaferi”, konkretisht në drejtimin Ferizaj – Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur kryeprokurori Shukri Jashari i cili tha se po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur rasti.

“Prokuroria qysh mbrëmë ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, po punohet intensivisht që të dihet shkaqet e rastit. Për momentin nuk mund të themi asgjë pasi jemi në fazën fillestare të trajtimit të rastit”, tha Jashari.

Ndërkaq siç mëson media, gruaja është e moshës 23 vjeç dhe është shtetase e Ukrainës.