Petkoviq thotë se do të marrë pjesë në takimin e 27 shkurtit të thirrur nga Lajçak


Kryesuesi i ekipit të Serbisë në dialog, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në raundin e ri të dialogut në Bruksel, të planifikuar për të martën, më 27 shkurt.

Ai do të marrë pjesë në takim me ftesë të emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për të diskutuar për Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për valutat monetare, shkruan Tanjug, transmeton kk

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë ditë më parë se ekipi i Kosovës do të shkojë në Bruksel vetëm kur flitet për dialogun.