Nis protesta e Federatës Opozitare para Kryeministrisë në Tiranë, mungon PD


Në Tiranë po zhvillohet protesta e thirrur nga grupi i “Rithemelimit” dhe Federata Opozitare e bashkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Një pjesë e mbështetësve të “Rithemelimit” u mblodhën në selinë e këtij grupimi, duke marshuar më tej drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit”, ku ishin mbledhur pjesa tjetër e protestuesve.

Në krye të protestës janë Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD dhe Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i “Rithemelimit”, ndërsa nuk është i pranishëm ish- Kryeministri Sali Berisha, që është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi ndodhet nën hetim nga SPAK për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.