Ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Qëndrojmë përkrah Ukrainës, do ta mbështesim në gjitha mënyrat


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka thënë sot se Shqipëria do të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe do të vazhdojë ta mbështesë me të gjitha forcat.

Hasani në dyvjetorin e agresionit të Rusisë në Ukrainë ka postuar një video të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës dhe do të vazhdojë ta mbështesë me të gjitha forcat dhe mënyrat Ukrainën dhe popullin e saj në rezistencën së tyre heroike ndaj luftës së ashpër dhe të padrejtë të Rusisë”, shkruan ai.