Kolera në një anije lundrimi me 2000 pasagjerë – të gjithë në karantinë


Anija 294 metra e gjatë, e cila mban flamurin e Bahamas, është ndalur pranë Mauritius dhe pasagjerët nuk lejohen të largohen nga anija. Përkatësisht, autoritetet e ishullit kanë refuzuar të pranojnë turistë për shkak se një numër i panjohur i tyre kanë diarre dhe nuk janë të sigurt nëse janë prekur nga norovirus apo kolera, transmeton Hamburger Abendblatt duke iu referuar “Le Mauricien”.

Aktualisht, ekzaminimi i të sëmurëve është duke u zhvilluar dhe punonjësit e shërbimeve shëndetësore në Mauritius hipën në anije dhe morën mostra nga 15 pasagjerë për të përcaktuar shkakun e sëmundjes.

Kolera është një infeksion gastrointestinal shumë ngjitës, akut i shkaktuar nga bakteri i kolerës dhe mund të shoqërohet me diarre dhe të vjella të rënda dhe humbje të rënda të lëngjeve pasuese.

Rezultatet e para të testit priten nesër dhe deri atëherë pasagjerët nuk lejohen të dalin nga anija.