Gerapetritis: Nevojitet respektim konsekuent, i rreptë dhe i plotë i Marrëveshjes së Prespës


Raportet tona me Maqedoninë e Veriut ndodhen në nivel jashtëzakonisht të kënaqshëm, raportet dypalëshe janë zhvilluar në pesë vitet e fundit, shumë më tepër në krahasim me 15 vitet e kaluara dhe ndodhen në dinamikë të vazhdueshme, por, duhet të jemi të qartë se përmbajtja drejt Marrëveshjes së Prepës do të duhet të jetë e ashpër dhe plotësisht të mundemi të bisedojmë në nivel të njejtë, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Jorgos Gerapetritis nga Parlamenti grek, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Gerapetritis është përgjigjur pyetjes së deputetës së SYRIZA-s, Rena Duru, rreth tre memorandumeve për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut, të cilët nga viti 2019 ende nuk janë miratuar në Parlament për ratifikim.

“Memorandumet e parashikuara do të vijnë për ratifikim në Parlamentin në kohën kur shteti grek do ta vlerësojë si adekuate dhe gjjithmonë të ndërlidhur me zbatimin e drejtë dhe me qëllim të mirë të dispozitave nga Marrëveshja e Prespës”, tha Gerapetritis.

Edhe një herë përsëriti se Marrëveshja e Prespës është marrëveshje ndërkombëtare që nuk mund të ndryshohet nga asnjë palë, theksoi se Qeveria greke e përcjellë me vëmendje zbatimin, ndërsa paralelisht detajisht është e përqendruar edhe në ndërrimin e pasaportave, gjë për të cilën theksoi se “ende nuk ekziston harmonizim i plotë”.

Sqaroi se “përshtatja e dokumenteve të udhëtimit është e ndërlidhur me periudhën kalimtare teknike pesëvjeçare që e ka pasur vendi fqinj”.

Shtoi se Greqia ka “detyrim politik” që ta ndjekë zbatimin konsekuent të Marrëveshjes në këto çështje dhe siç tha, kur ekziston mos’hamonizim ose morespektim të reagojë.

Sqaroi se pa dallim nëse dikush pajtohet ose jo me kapituj të caktuar nga Marrëveshja e Prespës “për të cilat është theksuar me kohë”, sot marërveshja është “tekst ligjor, që nuk mund të modifikohet, e detyron shtetin e grek, e detyron Parlamentin grek.

Paralelisht edhe një herë e përsëriti dhe theksoi mbështetjen greke për integrimin evropian jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe të të gjitha vendeve nga Ballkani Perlndimor

“Realiteti është se përveç përfitimeve që do të kenë vendet e Ballkanit Perëndimor me integrimin në Bashkimin Evropian, vetë BE-ja do të rivitalizohet, do të përmirësohet përmes zgjerimit të saj në këtë rajon, një rajon që, si të gjithë ne e dimë, është historikisht shumë vulnerabël”, tha Gerapetritis.

Theksoi se “Greqia do të jetë gjithmonë në gjendje të forcojë përpjekjet, jo vetëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe të të gjitha vendeve-anëtare nga Ballkani Perëndimor, në rrugën e tyre drejt familjes evropiane”.