Gazetarja Arbana Xharra fiton betejën ligjore kundër Kryeimamit Enes Goga, ky është vendimi


Gazetarja, Arbana Xharra ka njoftuar se ka fituar betejën ligjore kundër kryeimamit, Enes Goga, shkruan Insajderi.

Ajo përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se ky vendim nënkupton jo veç fitore personale por një dëshmi e rëndësisë më të gjerë për gazetarët që hetojnë rastet e radikalizmit në rajon.

“Të nderuar kolegë dhe miq, Kam kënaqësinë t’ju informoj se padia e iniciuar nga Imam Enes Goga si kundër meje ashtu edhe ndaj botimit të nderuar Zëri, është hedhur poshtë nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Paditësi ka kërkuar dëmshpërblim prej 40 mijë eurosh për shkak të shpifjes. Ky vendim nënkupton jo vetëm një fitore personale, por gjithashtu është një dëshmi e rëndësisë më të gjerë për gazetarët që hetojnë dhe ekspozojnë me zell raste të radikalizmit fetar në rajonin e Kosovës”, shkroi ajo.