Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më 26 shkurt, më së shumti nënshkrime për kandidaturën për president ka mbledhur Bujar Osmani nga BDI, gjegjësisht 10.528.
Pas tij është Maksim Dimitrievski nga partia “ZNAM”, i cili ka mbledhur 8.400 nënshkrime dhe i mungojnë edhe 1.600.
I treti në radhë është Arben Taravari nga opozita shqiptare, i cili ka mbledhur gjithsej 7.513 nënshkrime dhe i mungojnë edhe 1.645.
Kandidatja e Levicës, Biljana Vankovska, ka mbledhur 6.237 nënshkrime, ndërkaq Stevço Jakimovski nga GROM, 4.718 nënshkrime.
Mersiha Smajloviq ka mbledhur gjithsej 696 nënshkrime, ndërkaq kandidati Velo Markovski 682 nënshkrime. Deri më tani, asnjë nënshkrim nuk ka mbledhur kandidati Tome Nikolloski.
Prej të premten, kur zyrtarisht filloi mbledhja e nënshkrimeve, deri të premten në mbrëmje, për të gjithë 11 kandidatët janë mbledhur gjithsej 39.078 nënshkrime.
Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjatë 8 ditë, duke filluar nga 23 shkurti.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Arrestohet i dënuari me tre vjet burg, dërgohet në Idrizovë
- Dhunë ndaj bashkëshortes në Gostivar, kallëzim penal për 33-vjeçarin
- Kosovari humb lejen e qëndrimit në Zvicër pas më shumë se një viti mungesë
- Taravari takohet me ambasadoren e SHBA-së, Nicole Varnes
- 82-vjeçari Bajram Bardhaj, leshpunuesi i fundit i Kosovës! Fundi i zejes që nuk e përkrah askush (VIDEO)
- Kujdes gjatë fundjavës! Bankat në Maqedoni paralajmërojnë ndërprerje të mundshme të shërbimeve
- Një person është privuar nga liria, transportonte dru për ngrohje pa dokumentacion dhe pa patentë shoferi, vijin kallëzimi penal
- Shqiptarët kryesojnë me lindje në Butel, 3.255 fëmijë në 15 vjet
- Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjen e Rexhës: Beteja për drejtësi, deri në lirimin e krerëve të UÇK-së
- BDI: Në Akademinë Ushtarake- 0 kadetë shqiptarë