Ganimete Musliu: U diagnostikova me një problem në zemër, më duhet të tërhiqem përkohësisht nga puna


Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu se do t`i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila do të kryhet jashtë vendit të Kosovës.

Marketing

Ajo ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, duke bërë të ditur se është diganostifikuar që dy vite më një problem në zemër.

Musliu ka shkruar se do të largohet përkohësisht nga puna e saj si deputete e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata të cilët janë lutur dhe i kanë uruar gjithë të mirat.

“Ju që më keni qëndruar pranë në momente shumë të lumtura dhe në momente shumë të rënda, ju njoftoj se, pas një vizite të mjeku në QKUK, rreth dy vite më parë u diagnostikova me një problem në zemër. Gjatë gjithë kohës jam trajtuar në Kosovë dhe dua të falënderoj të gjithë mjekët që punojnë në reaprtin e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në QKUK dhe në Spitalin Amerikan që u kujdesën për mua. E falënderoja po ashtu çdo institucion dhe çdo individ që ishte pranë meje dhe më ofroi mbështetje. Mbështetja e tyre më ka bërë jashtëzakonisht mirënjohëse, por edhe krenare për çdo hap që kam bërë sepse në një moment shumë delikat të jetës sime më kanë dëshmuar se jam e bekuar me miq të vërtetë. Tani, me rekomandim të mjekëve kosovarë, më duhet t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila (për fat të keq) do të kryhet jashtë vendit, pasi që mjekëve në Kosovë, përkundër kompetencës së shkëlqyer profesionale, ende nuk u janë krijuar kushtet që ata i meritojnë”, ka shkruar Musliu.